Politike

Qindra qytetarë presin Bashën në Fier! Kreu i PD-së mban fjalim para tyre: Dua t’ju lus nga zemra të respektojmë kushtet

30 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Qindra qytetarë presin Bashën në Fier! Kreu i PD-së mban

FIER– Qindra qytetarë kanë dalë në qytetin e Fierit për të pritur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Duke mos marrë parasysh asnjë nga masat e vendosura nga Komiteti Tekniki Ekspertëve për distancim social, qytetarët janë parë në një turmë të madhe teksa presin Bashën.


Gjatë fjalës së tij, Basha i ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë masat duke mbajtur masat dhe distancën fizike.

‘Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, fierake dhe fierakë, më keni falur gjatë këtyre ditëve emocione të jashtëzakonshme, por asnjëherë si sot me këtë pritje të mrekullueshme, me këtë entuziazëm që ka nisur dhe që nuk ndalet. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj, e dëgjoj me brohoritjet e fierakëve dhe lushnjarëve, e prek tek entuziazmi i rinisë. Era e ndryshimit po vjen, një ndryshim pozitiv, një çlirim shpirtëror, një çlirim nga stresi që na ka përfshirë këto tetë vite, një çlirim nga depresioni. Era pozitive e ndryshimit do të sjelli për çdo shqiptar mundësi, punësim dhe pozitivitet, Ju falënderoj nga zemra! Unë e di se kur era e ndryshimit fryn, kur shpirti juaj mbushet me besim, me shpresë se një e nesërme më e mirë po troket, se 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptar. Kjo na bën të gjithëve bashkë, por dua t’ju lus nga zemra të vazhdojmë të respektojmë maksimalisht kushtet në të cilat ndodh kjo fushatë. Të mbajmë maskat, të mbajmë distancën, por ama të çojmë edhe më lart frymën e shpresës, frymën e ndryshimit, frymën e fitores që së bashku do ta bëjmë të mundur që të fitojmë. Bashkë do të fitojmë, bashkë Shqipëria do të fitoje, Fieri do të fitojë!- tha Basha.

“Mirësevjen kryeministri”/ Demokratët presin Bashën me ovacione në Fier! Qytetarët dalin në qytet me flamuj dhe makina, gati për aktivitetin politik

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne fier lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne fier lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2021, 08:25

FIER– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, aty ku u takua me qytetarët. Ky aktivitet politik ishte parashikuar që të zhvill...