Bota

Arrihet konsensusi/ LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente, pritet plotësimi i numrit të votave dhe Kosova nis qeverisjen e

30 Mars 2021, 07:46 Nga DOSJA
Arrihet konsensusi/ LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente, pritet

KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente. Mediat në Prishtinë shkruajnë se Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pritet që të takohet me grupin parlamentar ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.

“Po janë sinjalet për vota pro Vjosa Osmanit”, i ka thënë një zyrtar i LDK-së Telegrafit. 

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron çështje ditësh, zgjedhjen e Osmanit presidente të vendit, ndërsa refuzon në mënyrë të prerë një kompromis të mundshëm për një emër tjetër. Vetë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar më herët edhe krerët e subjekteve politike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të cilët  kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Për zgjedhjen e presidentit të ri duhet një kourum prej 80 deputetësh të pranishëm në sallë.  Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Ka mbetur ende me pikëpyetje lista serbe, anëtarët e të cilës janë të pakënaqur pasi kryeministri Albin Kurti iu akordoi vetëm një pozicion ministror, ndërkohë që ata pretendonin dy.

(i.a;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ldk pranon somanin per presidente vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove ldk pranon somanin per presidente vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll