Bota

Në nder të viktimave të Covid19, parlamenti britanik mbushet me 150.000 zemra të pikturuara me dorë

30 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
Në nder të viktimave të Covid19, parlamenti britanik mbushet me

LONDËR –Një grup njerëzish në Londër kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për të pikturuar me dorë gati 150.000 zemra në një mur përballë Parlamentit të Britanisë si një memorial në nder të viktimave të pandemisë së Covid-19.

Reuters shkruan se murali do të shtrihet për qindra metra përgjatë bregut jugor të lumit Thames, jashtë spitalit të Shën Thomas.

Zemrat pikturohen individualisht nga anëtarët e familjeve të pikëlluara dhe murali pritet të shtrihet më shumë se gjysmë milje (1 km) kur të përfundojë.

Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) krejtësisht unike, ashtu si të dashurit që kemi humbur“, tha Matt Fowler, bashkëthemelues i grupit. “Ashtu si shkalla e humbjes sonë kolektive, ky memorial do të jetë i madh”.

Qeveria e Britanisë ka premtuar të ndërtojë një memorial të përhershëm sapo të mbarojë pandemia.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 100.000 zemra 100.000 zemra

Sondazh

Poll