Bota

Po trajtohej për Covid në klinikë! Arrestohet në Portugali shefi i ‘Ndragheta’ Francesco Pelle

30 Mars 2021, 07:25 Nga DOSJA
Po trajtohej për Covid në klinikë! Arrestohet në Portugali

PORTUGALI– Policia portugeze ka vënë në pranga shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle 43 vjeç, në kërkim prej 14 vitesh.

Arrestimi i tij është bërë në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19. Ndër të tjera mësohet se se 43 vjeçari është kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007.

Tg24com‘ shkruan se Pelle, u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.

Për shkak të lëndimeve që mori në një pritë në vitin 2006, Pelle mbeti në karrocë për invalidë dhe u zhduk në vitin 2007 ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij të përjetshëm.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota francesco pelle francesco pelle

Sondazh

Poll