Bota

EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para nisin më 19 prill

30 Mars 2021, 07:24 Nga DOSJA
EMA i jep dritën jeshile Johnson & Johnson, shpërndarjet e para

BRUKSEL- Autoriteti Evropian i Barnave i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Johnson and Johnson ditën e djeshme. France24 shkruan se pas miratimit J&J ka deklaruar se do të fillojnë shpërndarjen e dozave të para më 19 prill. Sipas të dhënave, vaksina e J&J është 67% efektive kundër Covid-it.

Vaksina e Johnson and Johnson ndryshe nga vaksinat e tjera është më e lehtë për tu administruar dhe për tu ruajtur. Ajo mund të qëndrojnë në temperatura normale frigoriferike ndryshe nga vaksinat e tjera, të cilat ruhen në temperatura minus 50 deri në minus 100.

EMA më parë ka miratuar vaksinat e Pfizer/BioNTech, të Modernas dhe të AstraZenecës, ndërkohë që është në autorizim e sipër të vaksinës ruse Sputnik V.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ema j&j ema j&j

Sondazh

Poll