Bota

Vendimi për Vjosa Osmanin, Abdixhiku takon sot deputetët e LDK-së për të vendosur mbi çështjen e Presidentit 

30 Mars 2021, 06:47 Nga DOSJA
Vendimi për Vjosa Osmanin, Abdixhiku takon sot deputetët e LDK-së

KOSOVË- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet ditën e sotme me deputetët e partisë së tij për të diskutuar mbi votimin e Vjosa Osmanit për Presidente. Ky është takimi i dytë që Abdixhiku mban me deputetët e tij, pasi mbajten një edhe dje, i cili zgjati disa orë.

Sot LDK-ja do të vendosë nëse do t’i japë votat Osmanit për Presidente apo do e lënë atë në “mëshirën” e partisë Vetëvendosje dhe të Listës Serbe. Ndërkohë që nga ana e LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri në një deklaratë ka thënë se ata do të shohin se kush do të jetë më mirë për të ardhmen e vendit, si dhe do të dalin në mënyrë unanime për të zgjedhur mbi këtë çështje.

“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Lutfi Haziri.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet bëhet me 2/3-at e votave të deputetëve të Kuvendit. Nëse Osmani, e cila është e vetmja kandidate për Presidente, pas tërheqjes nga gara të Ramush Haradinajt, nuk siguron dot 2/3-ën e votave vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”, shkruhet në Kushtetutën e Kosovës.

Nëse Vjosa Osmani nuk plotëson dot votat e nevojshme vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ku sipas vendimit të Kushtetutës zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku presidenti ne kosove vjosa osmani lumir abdixhiku presidenti ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll