Bota

Përfundon seanca për ish-krerët e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj, gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë në gusht

30 Mars 2021, 06:21 Nga DOSJA
Përfundon seanca për ish-krerët e UÇK-së, Hysni

HAGË- Ka përfunduar seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillimisht, gjykatësi u ka treguar palëve temat të cilat u shqyrtuan gjatë diskutimit.

Nxjerrja e materialeve ka përplasur mbrojtjen me Prokurorinë. Prokurori i ZPS-së ka thënë se mbrojtja ka kërkuar 27 materiale të cilat Prokuroria s’ua ka ofruar pasi i konsideron jorelevante për avokatët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se kanë marrë disa kërkesa lidhur me identifikimin e personit që dokumentet e tyre hetimore i çonte në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Sipas Express, një prokuror i Speciales, në seancën e radhës paragjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka thënë se kanë nxjerrë informacion lidhur me hapat e ndërmarrë lidhur me këtë çështje.

Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou në fund të seancës së sotme paragjyqësore e ka urdhëruar mbrojtjen e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj që ta dorëzojë një dokument deri pasnesër, më 1 prill.Gjykatësi Guillou ka thënë se mbrojtja e Haradinajt nuk e ka respektuar një urdhër paraprak të tij.

Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në Gjykatën Speciale në Hagë, pritet të fillojë gjatë mesit në muajit gusht. Kështu u bë e ditur në seancën e sotme, e cila ishte e treta për ecurinë e çështjes ndaj këtyre dy krerëve të OVL-UÇK-së, në pikën ku u diskutua për hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë së Specializuar.

Ata janë arrestuar me 25 shtator të vitit 2020 mbi akuzën për “pengim të procesit të drejtësisë” e “frikësim të dëshmitarëve”.

EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara kishte ndërmarr një aksion në zyrat e OVL-UÇK-së. Madje, kishte konfiskuar edhe disa kompjutera. Ato pajisje u kthyen gjashtë muaj më vonë, ditë më parë. Akuza ndaj tyre ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Ajo mbështetej në dyshimin e bazuar se mes 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur nga Ligji i Dhomave të Specializuara.

Vitin e kaluar, dy udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kishin vendosur ta quanin “Rrufeja” një person anonim që dërgonte në zyrat e tyre dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente, Gucati e Haradinaj i publikonin në konferenca për media.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj

Sondazh

Poll