Bota

Nis vaksinimi masiv në Kosovë, 100 mjekë dhe 300 infermierë marrin dozën e parë të AstraZeneca

30 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA
Nis vaksinimi masiv në Kosovë, 100 mjekë dhe 300 infermierë

KOSOVË– Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht procesi i vaksinimit në Kosovë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 300 punonjës të personelit mjekësor dhe 100 mjekë. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se 24 mijë njerëz do të marrin vetëm dozat e para, ndërsa pasi të mbërrijnë vaksinat e tjera do vijohet me dhënien e dozave të dyta.

Ndërkohë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka kërkuar krueministrit, Albin Kurti që të pranojë 11 mijë dozat e vaksinave të ofruara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. FSSHK-ja është shprehur se me pranimin e dozave do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

Mbrëmjen e djeshme u vaksinuan personat e parë, ku kryeministri Albin Kurti mori dozën e parë dhe më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, mjeku Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Deri më tani autoritetet kanë miratuar një plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza. Në fazën e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi ditën e dielë morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(I.A;kle.mu.k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll