‘Shumë besim nuk kishim’/ Manastirliu ndan video nga vaksinimi, të moshuarit: Mezi e prisja, thashë kur i vjen moshës ti
30 Mars 2021, 06:57Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e sotëm disa rrëfime të të moshuarve që kanë marrë vaksinën “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv. Në video, të moshuarit janë falenderues ndaj qeverisë mirëpo ka dhe nga ata që e shprehin hapur se kanë qënë skeptikë nëse duhej ose jo ta merrnin vaksinën.
‘Faleminderit që po interesoheni që të na ruhet jeta. Shumë besim nuk kishim. Mezi e prisja se thashë kur i vjen moshës time’– shprehen disa të moshuar.
Manastirliu shkruan se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.
“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.
Dje ishte dita e dytë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Pas vaksinimit të 11,478 personave në sheshin Skëndërbej, të tjerë të moshuar pritën në radhë për të bërë vaksinën anti covid. Ndërkohë ky proces pritet të vijojë dhe ditën e sotme.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Kallashnikovi i lënë në tokë, vila e rrethuar nga forcat RENEA dhe mjetet e policisë. Kjo është panorama që vjen nga shtëpia e Ardjan Çapja, ‘bo...
TIRANË– Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, tregoi se për herë të fundit ishte takuar me të vëllanë, një natë para se të ndodhte tragjedia. I ftuar në emisi...
TIRANË– Naim Sala, xhaxhai i Arjan Salës që humbi jetën nga flakët e zjarrit në magazinën poshtë “Casa Italia”, ka treguar për momentet e para si e m...
TIRANË– Një shtetas italian është arrestuar mëngjesin e sotëm në Rinas. Arrestimi ndaj 49-vjeçarit u bë pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino u shpreh se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të r...
TIRANË– Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen për hetimet që po kryen prokuroria në lidhje me magazinën ku humbi jetën 32-vjeçari ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë parashikimin e motit për ditën e sotme, Faxweb ka lajm mbi djegien e mak...
SHQIPËRI– Dita e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Sipas Meteoalb, kjo situat...
TIRANË- Një nga kolegët e Arjan Salës, 33-vjeçarit që humbi jetën në mgazinën që u përfshi nga flakët, ka rrëfyer momentet e fundit të riut, i cili ...