Aktualitet

Silva Bino flet për efektet anësore të rënda: Dy qytetarëve u janë fryrë buzët

30 Mars 2021, 06:12 Nga DOSJA
Silva Bino flet për efektet anësore të rënda: Dy

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino u shpreh se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të rrezikshëm pas vaksinimit.

Në një lidhje me skype në Open, Bino tha se janë raportuar dy raste pak të rënda si fryrje e buzës dhe efekte të mesme e të lehta.

“Nëse një qytetari i ofrohet vaksina, ai mund ta zgjedhë në momente të caktuara, në varësi të kushteve shëndetësore. Në përgjithësi përgjigja ka qenë pozitive për të marrë vaksinën. Për mësuesit ishte fati i keq se u bë në fillim të fushatës, diskutimi, por një pjesë u kthyen për tu vaksinuar. Ndërsa përgjigja e pedagogëve ka qenë masive. Dua të sqaroj që deri tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor të rëndë. Dy raste pak të rënda si fryrje e buzës, ka pasur efekte të mesme e të lehta,”- tha Bino.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll