Aktualitet

Kolegu tregon momentin e fundit të Arjan Salës: Na nxorri ne dhe vetë u fut sërish, e kërkova në telefon dhe nuk mu përgj

29 Mars 2021, 21:03 Nga DOSJA
Kolegu tregon momentin e fundit të Arjan Salës: Na nxorri ne dhe

TIRANË- Një nga kolegët e Arjan Salës, 33-vjeçarit që humbi jetën në mgazinën që u përfshi nga flakët, ka rrëfyer momentet e fundit të riut, i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e punonjësve të tjerë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka thënë se pasi morën njoftimin për zjarr kanë shkuar në vendngjarje, por megjithatë nuk ia kanë mundur që të kontrollojnë flakët.

Ai ka treguar se Arjani ka hyrë përsëri duke i thirrur të gjithëve që të dilni nga magazina, madje ai iu ka kërkuar dhe kolegëve të tij që të dalin jashtë, ndërkohë që vetë është futur sërish brenda për të parë nëse kishte ende punonjës, Arjani shpëtoi mbi 20 persona, po për fat të keq, vet nuk ia doli që të shpëtonte.

“Po konsumonin një cigare, vjen një thirrje në radio se po del tym mbrapa, ecën dy tre hapa dhe nadlon e i kërkon sqarim në radio se ku, i thonë në marazin poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij, është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një tym i madh, tmerr i madh. kemi dal të tre, e mbaj mend që kemi dal të tre. Pastaj kam shkuar për të marrë një bombol për të shuar zjarrin dhe një shok tjetër, Arjani është kthyer te magazina tjetër ku ka pasur shumë afër bombulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt, pë rnjë minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm dhe po e shihja veten shumë keq e po dëgjoja “dilni”. Ai i ka nxjerr, po na bërtiste dhe ne qe dilni, kur kam dal jashtë pash që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj.”-tha një nga kolegët e Arjanit.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll