Aktualitet

Kallashnikovi në tokë dhe vila e rrethuar nga forcat RENEA, momenti kur arrestohet Ardian Çapja, ‘i forti’ i Elbasanit is

30 Mars 2021, 06:41 Nga DOSJA
Kallashnikovi në tokë dhe vila e rrethuar nga forcat RENEA, momenti

ELBASAN– Kallashnikovi i lënë në tokë, vila e rrethuar nga forcat RENEA dhe mjetet e policisë. Kjo është panorama që vjen nga shtëpia e Ardjan Çapja, ‘bossit’ të Elbasanit që u prangos një ditë më parë. Siç shihet në videon e policisë, veshur me pantallona ngjyrë gri, xhup të zi dhe një shall të vendosur, Çapja del nga shtëpia e tij me pranga dhe ecën me kokën e ulur drejt komisariatit.

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1”. Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Gjatë prangosjes së tij është sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll