Aktualitet

Ishte fshehur në shtëpinë e Ardjan Çapjas, arrestohet Ardi Çekani

30 Mars 2021, 06:31 Nga DOSJA
Ishte fshehur në shtëpinë e Ardjan Çapjas, arrestohet Ardi

ELBASAN– Ardi Çekani, një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Mësohet se Çekani strehohej në shtëpinë e Ardian Çapjas dhe është gjetur Brenda vilës kur forcat RENEA kanë shkuar të arrestojnë 53-vjeçarin.

Në momentin që është vënë në pranga, Çekanit iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Ai është dënuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Njoftimi i policisë Elbasan: Operacioni policor i koduar “Krasta 2021”. Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja. Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012. Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov. Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardi çekani arrestohet ardian capja ardi çekani arrestohet ardian capja

Sondazh

Poll