Aktualitet

TAKIMI I FUNDIT/ Edmond Sala: Arjanin e takova një natë para tragjedisë, kur pashë tymin e ndjeva se nuk do ta shikoja më

30 Mars 2021, 06:25 Nga DOSJA
TAKIMI I FUNDIT/ Edmond Sala: Arjanin e takova një natë para

TIRANË– Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, tregoi se për herë të fundit ishte takuar me të vëllanë, një natë para se të ndodhte tragjedia.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Edmond Sala tha se pasi shkoi në magazinën e përfshirë nga flakët tek “Casa Italia”, kishte humbur çdo shpresë për të parë sërish vëllain e tij.

Sala shtoi se kjo siguri i erdhi pasi pa tymin që kishte në atë zonë dhe mendonte se kushdo që të ishte, nuk do të mund të dilte dot më kurrë i gjallë që aty.

“Në darkë e takova për herë të fundit. Ai merr shërbimin në orën 1 e gjysmë të drekës. Më mori në telefon një mikesha ime aty, shpejt sepse ke Arjanin. Ka rënë zjarr tha. Më ka bërë telefonatën e parë. Kam vajtur direkt aty, isha me nusen time në makinë. E dija se nuk do ta marr më. E ndjeva. Gjithë ai tym nuk kishte shans të dilte. Ka filluar punë që në moshën 18 vjeç,”- tha Edmond Sala.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane edmond sala arjan sala digjet magazina ne tirane edmond sala

Sondazh

Poll