Sport

Duka për Finon: “Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”

29 Mars 2021, 15:26 Nga DOSJA
Duka për Finon: “Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar

TIRANE – Në ditën e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili vec të tjerash Finon e kishe dhe rivalin e tij në zgjedhjet e fundit për kreun e qeverisë shqiptare të futbollit.

Mesazhi i plotë

Lamtumirë i dashur Bashkim!
Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.
Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.
Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 16:13

Cungohet lista kuqezi përpara San Marinos

SAN MARINO – Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret ...

Sport 29 Mars 2021, 13:50

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë...