Sport

Cungohet lista kuqezi përpara San Marinos

29 Mars 2021, 16:13 Nga DOSJA
Cungohet lista kuqezi përpara San Marinos

SAN MARINO – Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”.

Përpara nisjes për atje, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët e paaktvizuar në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë. Seancën e dytë stërvitore, të parashikuar për të zhvilluar në San Marino, trajneri ka vendosur ta anullojë për të qëndruar ekipi pushim.

Megjithatë sërish skuadra vazhdon të mos jetë e plotë në ndeshjen me skuadrën më të dobët të grupit, të paktën në letër, San Marinon. Veç mungesës së Kumbullës , i cili në ekzaminimet e fundit është vendosur që do të qëndrojë 3 muaj larg fushave, duke humbur sezonin me klubin e tij Romën, do të mungojë edhe Gjasula për shkak të kartonave.

Gjithashtu, listës së të pamundurve i shtohet edhe Roshi që nuk ishte i gatshëm as për ndeshjen me Anglinë dhe Florian Kamberi. Gjithsesi, për tepër këtë ndeshje do të flasë vetë trajneri i Kombëtares Edi Reja, ditën e martë në orën 17:30 nga stadiumi i San Marinos.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 13:50

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë...