Aktualitet

Prioritetet e 2019-ës/ Gjonaj i dorëzon Markut rekomandimet e qeverisë: Kemi gati reformën anti-krim

13 Maj 2019, 09:32 Nga DOSJA
Prioritetet e 2019-ës/ Gjonaj i dorëzon Markut rekomandimet e

TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Arta marku, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe prokurorët e Tiranës, dhe drejtuesit e rretheve, janë mbledhur sot në një takim për prioritetet e vitit 2019.

Ministrja Gjonaj i ka dorëzuar Markut një raport të Këshillit të Ministrave ku janë të renditura një sërë rekomandimesh, që për ecurinë e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër kriminalitetit.

Gjonaj tha se qeveria ka një reformë anti-krim, e cila do të realizohet përmes ndryshimeve në Kodin Penal.

Pjesë nga fjala e Etilda Gjonajt:

Gjatë vitit 2019 prioritet do të jetë dhe vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore antikrim që Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë nëpërmjet një procesi analizues dhe ndërhyrjesh në Kodin penal.

Një ndër prioritet kryesore mbi bazën e të cilës janë dhënë dhe rekomandimet përkatëse është Lufta kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019 si masat parandaluese por edhe në masat ndëshkuese për hetimin, gjykimin dhe dërgimin përpara përgjegjësisë të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në cështje korruptive.

Jo vetëm si Ministre e Drejtësisë por edhe në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, si një përgjegjësi në nivel kombëtar për luftën kundër korrupsionit një sërë rekomandimesh drejtuar organit të prokurorisë lidhet me masat që duhet të merren në hetimin e veprave penale të korrupsionit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku etilda gjonaj prokuroria e pergjithshme arta marku etilda gjonaj prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll