Aktualitet

Sot u hap tenderi për pajisjet mjekësore! Shefi i “VAMED” vjen me urgjencë në Tiranë, kush është ‘i inf

29 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
Sot u hap tenderi për pajisjet mjekësore! Shefi i “VAMED”

TIRANË– Sot, midis udhëtarëve të tjerë, në Aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Z. Berndt Mösslacher, drejtor i Evropës Qendrore dhe Lindore të një kompanie austriake të quajtur VAMED.

Për shumëkënd nga publiku ynë gjerë, ky emër kompanie ndoshta edhe nuk do të thotë ndonjë gjë por… për cilindo prej atyre që punojnë në sektorin e shëndetësisë, dhe sidomos në fushën e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore, ky emër kompanie është mjaft të njohur.

Kompani e njohur sepse pak kohë më parë tentoi që të ndryshonte rregullat e prokurimit publik në lidhje me mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore në Q.S.U.N.T. I njohur sepse ende vazhdon dhe tenton të “gllabërojë” mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, të cilat mbajnë realisht barrën më të madhe të punës siç janë rezonancat, angiografitë, skanerat, ekot etj.

“VAMED” nuk ka në stafin e saj inxhinierë të kualifikuar deri në atë nivel sa të jenë në gjendje që të bëjnë servisin e pajisjeve mjekësore dhe ky handicap iu krijon një pengesë që të marrin pjesë lirisht në këto lloj procedurash prokurimi. Rrjedhimisht ata synojnë që të heqin nga procedura e prokurimit në Shqipëri paraqitjen e detyrueshme të dokumentit të quajtur “Autorizim Prodhuesi”, i cili emetohet vetëm nga prodhuesit në rastet kur inxhinierët e operatorëve kanë kryer trainime të një niveli të lartë pranë fabrikave të tyre.

Mungesa e këtyre autorizimeve nuk iu jep as mundësinë që të marrin pjesë origjinale, ndaj dhe këtë pikë duan që ta ndryshojnë dhe të instalojnë në pajisjet e blera pjesë këmbimi të gjetura apo të “shqyera” kushedi se nga cila pajisje.

Dikush mund të pyesë me vete: E çfarë më hyn mua në xhep e çfarë më duhet mua gjithë ky informacion për këtë kompani?

Në këtë pikë rikthehemi tek fjala e parë, që sot ai ka mbërritur në Rinas. Dhe krejt çuditërisht, sot pasdite u shpall tenderi ndërkombëtar për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore të instaluara në spitalet tona. Nga e dinte ky zotëri që sot do të shpallej tenderi? Cili ia siguron kontaktet e afërta me Ministrinë?

Pavarësisht punës së admirueshme të kryer nga firmat shqiptare, të cilat përfaqësojnë nga prodhuesit më me emër në botë, prapëseprapë ministrja Manastirliu ka kohë që i ka vënë qëllim vetes që të anashkalojë plotësisht firmat shqiptare dhe të “koordinojë” mirëmbajtjen me operatorë të paracaktuar të huaj.

Nëse janë vërtetë kaq të mirë, pse këto operatorë nuk zhvillojnë punën e tyre edhe në vendet e tyre të origjinës, pra në Austri?

(Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet berndt mösslacher ministria e shendetesise tenderi per pajisjet mjekesore berndt mösslacher ministria e shendetesise tenderi per pajisjet mjekesore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 18:19

TIRANË- Qeveria ka vendosur që t’i japë ndihmën financiare prej 1 milion lekësh familjes së Arjan Sala,  33-vjeçarit që humbi tragjikisht jetë...