Bota

29 Mars 2021, 16:49 Nga DOSJA

SERBI– Komisioni Evropian ka deklaruar se së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor  do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre.

Kjo do të kërkojë fillimisht harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me standardet e BE. Sipas Wigand certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja

Vendimi i mundshëm për të lejuar hyrjen në territorin e saj vetëm për udhëtarët që kanë marrë vaksina perëndimore do të ishte “skandaloz” dhe “i paarsyeshëm”, sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Si do të parandalojnë ardhjen e kryeministrit hungarez Orban i cili mori vaksinën nga Kina?” Tani ata madje më bënë të marr vaksinën kineze pasi e dëgjova atë, dhe pastaj nëse nuk më mirëpresin në Bruksel, nuk do të ketë dialog me Prishtinën”– komentoi Vuçiç.

Sipas FT, Aleksandër Vuçiç gjithashtu tha se meqë Serbia nuk po merrte vaksina nga Evropa, kjo do të nënkuptojë që banorët e Serbisë nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE sipas vendimit të ri.

“Unë jam i bindur se askush në BE nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë, por nëse do të ndodhte do të themi, faleminderit, ne kuptuam se çfarë lloj politike keni ndaj Serbisë dhe vendi ynë do të rritet”– shtoi ai.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Wigand tha sot se është hapur mundësia që të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë edhe qytetarët e vendeve të treta.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll