Bota

Qeveria në Greqi, ofron ndihmë për sektorët e prekur nga pandemia, paketa ka vlerën 2.5 miliardë euro

29 Mars 2021, 16:47 Nga DOSJA
Qeveria në Greqi, ofron ndihmë për sektorët e prekur nga

GREQI-Ministri i Financave Christos Staikouras ka njoftuar një paket të re për përballimin e pandemisë në Greqi. Sipas CNN, pakteta ka vlerën 2.5 miliardë euro dhe do të vihet në dispozicion për muajin prill

“Kostoja totale e masave për të mbështetur bizneset, punëtorët, të papunët, sektorët e prekur dhe Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë pritet të tejkalojë  14 miliardë euro, deri në 2021, rreth dyfishi i vlerësimeve të buxhetit,”-ka thënë ai.

Masat për muajin Prill: 

1-Për kompanitë në të cilat janë vendosur masa kufizuese dhe preken drejtpërdrejt, do të pezullohent pagimi i taksave. Konkretisht, për muajin Prill, masa hynë në fuqi për bizneset që janë kufizuar dhe prekur nga fundi i marsit, duke përfshirë shitjen me pakicë, hotelierinë, turizmin, kulturën, sportet, transportin dhe industri të tjera që mbeten të mbyllura.

2-Kompanitë në të cilat janë vendosur masa kufizuese dhe preken drejtpërdrejt, kanë të drejtë në një ulje të detyrueshme të qirasë me 100% të pasurive të tyre të patundshme për muajin Prill. Për pronarët personat fizikë dhe juridikë që marrin me qira prona të paluajtshme në këto kompani, kompensimi do të paguhet përkatësisht me 80% dhe 60% të qirasë.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shëruar 255,755 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 7,945 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni greqi paketa e ndihemes ne greqi greqi paketa e ndihemes ne greqi

Sondazh

Poll