Bota

Anëtari i LDK-së, Selim Kryeziu jep dorëheqjen: Mbaj përgjegjësi për rezultatin e dobët në zgjedhje

29 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Anëtari i LDK-së, Selim Kryeziu jep dorëheqjen: Mbaj

KOSOVË- Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së kësaj partie në Dragash. Vendimin, Kryeziu ka thënë se ia ka dorëzuar me shkrim edhe Kryesisë së degës.

Sipas Express, Kryeziu ka thënë se si kryetar ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.

“Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend”,- ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së

Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.

Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.

Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.

Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!

Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!

Faleminderit të gjithëve!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ldk lumir abdixhiku selim kryeziu ldk lumir abdixhiku selim kryeziu

Sondazh

Poll