Bota

Komuniteti i ekspertëve merr vendim, nuk do të ndryshojë masat anti-Covid në Kosovë

29 Mars 2021, 16:39 Nga DOSJA
Komuniteti i ekspertëve merr vendim, nuk do të ndryshojë masat

KOSOVË-Kosova, nuk do të ketë një ndryshim të masave parandaluese. Sipas Gazeta Express, pas mbledhjes së komunitetit të ekspertëve të thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është vendosur që masat aktuale do të qendrojë në fuqi dhe do të respektohen në mënyrë rigoroze.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se kryetarët e komunave nuk janë dakord për ndryshimin e masave dhe është vendosur që ato të rrin siç janë.

“U diskutua edhe për rreth masave antiCOVID. Ishte një dakordim i përbashkët që duhet implementimi më rigoroz i masave aktuale të ketë një monitorim më rigoroz të zbatimit të masave aktuale, ndërsa sa i përket mundësisë së masave të reja, ministri Vitia u zotua që masa të reja nuk do të ketë pa konsultime paraprake me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht me këshillin e kryetarëve të komunave dhe gjithashtu gjithçka do të ndodhë pas një analize të mirëfillte dhe rekomandimeve nga ISHKP, Asociacioni i komunave të Kosovës është dhe do të jetë për respektimin e masave aktuale. Në çdo rast, kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmëri të përkrahin masat, të cilët shpëtojnë jetën e qytetarit, mirëpo kanë kërkuar paraprakisht që të konsultohen që nga marsi i vitit 2020 kryetarët e komunave kanë respektuar çdo rekomandim që ka ardhur nga IKSHP, në mënyrë që të shpëtohet jeta e qytetarit, por gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit ekonomik dhe atij publik”, tha Ibrahimi.

Po ashtu, ai ka thënë se ka njoftuar  kryetarët e komunave rreth ndarjes së kontingjentit të parë prej 24.000 dozave të vaksinave, ku 13.000 do të jenë për punonjësit shëndetësorë, ndërsa 11.000 për qytetarët mbi moshën 80-vjeç.

“U diskutua rreth rrjedhës së procesit të vaksinimit nëpër komuna të Republikës së Kosovës dhe nga ministri Vitia kryetarët e komunave u njoftuan që nga kontingjenti i parë të cilët janë 24.000 doza, 13.000 doza do të jenë për punonjësit shëndetësorë, kurse 11.000 doza për qytetarët e Kosovës, të cilët janë mbi 80-vjeç dhe të cilët kanë sëmundje përcjellëse. Të gjitha komunat e Kosovës janë gati të fillojnë procesin e vaksinimit dhe të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë gati, personeli shëndetësor është gati dhe vetëm janë duke pritur të vijnë vaksinat nga niveli qendror në nivelin lokal,”-ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben vitia masat anti-covid ne kosovbe sazan ibrahimi arben vitia masat anti-covid ne kosovbe sazan ibrahimi

Sondazh

Poll