Bota

Havolli: 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër kundër COVID-19

29 Mars 2021, 15:54 Nga DOSJA
Havolli: 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër

KOSOVË– Kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive,Fitim Havolli ka deklaruar se rreth 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas Gazetës Express, ai ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet shumë shpejt edhe në gjithë Kosovën.

“Diku 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër. Do të fillohet nga Klinika Infektive, ndërsa kontigjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet në gjithë sistemin shëndetësorë”,- ka deklaruar ai.

Havolli ka thënë se kur të vaksinohet së paku 70 për qind e popullsisë, do të kemi një kontroll të sistemit shëndetësorë. Ai ka treguar se duhet të ketë edhe ekipe të gatshme për personat që nuk mund të shkojnë në vende të caktuara për vaksinim.

Kujtojmë që Kosova dje është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX. I pari që është vaksinuar me këto vaksina ka qenë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Lajmi kryesor:Nis vaksinimi në Kosovë, Albin Kurti merr dozën i pari

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti fitim havolli vaksinimi ne kosove albin kurti fitim havolli vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll