Bota

Ambasdori Kosnett takohet me Kurtin: SHBA-ja partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

29 Mars 2021, 16:02 Nga DOSJA
Ambasdori Kosnett takohet me Kurtin: SHBA-ja partner i

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar ditën e sotme me ambasdorin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas Gazeta Express, Kurti ka diskutuar në zyrën e tij me Kosnett për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në një njoftim të bërë nga zyra e kryeministrit, thuhet se ai fillimisht e ka uruar Kurtin për fitoren dhe e ka përgëzuar për arritjen e 24 mijë dozave të vaksinave.

“Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në sigurimin e vaksinave.

“Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, tha Kurti.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti takohet me kosnett philip kosnett albin kurti kurti takohet me kosnett philip kosnett

Sondazh

Poll