Bota

E tradhëtoi pasioni për gatimin, Biart pjesë e Ndraghetës arrestohet në Karaibe pasi u identifikua nga tatuazhet në videot

29 Mars 2021, 16:30 Nga DOSJA
E tradhëtoi pasioni për gatimin, Biart pjesë e Ndraghetës

KARAIBE– Një i arratisur, anëtar i mafies është kapur në Karaibe pasi u shfaq në një video gatimi në Youtube në të cilën ai fshehu fytyrën e tij, por pa dashur tregoi tatuazhet e tij dalluese.

Marc Feren Claude Biart, 53 vjeç, bënte një jetë të qetë në Boca Chica, në Republikën Dominikane, me komunitetin lokal italian të mërgimtarëve që e konsideronte atë një “të huaj”, tha policia të hënën.

Sipas Guardian, ai u tradhtua nga një kanal në YouTube në të cilin tregoi aftësitë e tij italiane të gatimit. Videot kurrë nuk treguan fytyrën e tij, por tatuazhet në trupin e tij e bënë që ai të identifikohej nga autoritet.

Biart ishte në arrati që nga viti 2014, kur prokurorët italianë urdhëruan arrestimin e tij për trafikimin e kokainës në Hollandë për llogari të klanit Cacciola të mafies Ndrangheta.

Me qendër në Kalabri, rajoni që formon majën e “çizmes” së Italisë, Ndrangheta konsiderohet të jetë një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në botë për shkak të kontrollit të saj në pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Evropë. Ajo ka shtrirjen e saj në të gjitha pjesët e botës dhe ka tejkaluar prej kohësh Cosa Nostra të Siçilisë si organizata më e madhe mafioze e Italisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota cosa nostra marc feren claude biart ndrangheta cosa nostra marc feren claude biart ndrangheta

Sondazh

Poll