Bota

Kompania kineze do prodhojë mbi 60 milionë doza vaksine Sputnik V

29 Mars 2021, 15:16 Nga DOSJA
Kompania kineze do prodhojë mbi 60 milionë doza vaksine Sputnik V

KINË – Kompania kineze “Shenzhen Yuanxing Gene-tech” do të prodhojë mbi 60 milionë doza të vaksinës ruse kundër COVID-19,  Sputnik V.

Sipas Anadolu Agency, Fondi Rus i Investimeve Direkte, RDIF thotë se marrëveshja mbi këtë tashmë është nënshkruar, ndërsa prodhimi fillon në maj.

Rusia është vendi i parë që regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit për përdorim publik.

Vaksina Sputnik V jepet në dy doza dhe mund të kombinohet me antigjene të tjera, përfshirë ato që përdoren kundër gripit. Dallimi në doza është lloji i adenovirusit që përdoret për të shpërndarë vaksinën në qeliza.

Revista mjekësore The Lancet raportoi se rezultatet paraprake të hulumtimit të fazës 3 të Sputnik V treguan efikasitet prej 91,6 për qind me dy doza të vaksinës.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksina kineze vaksina kineze

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 14:49

VIDEO/Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

KOSOVË-Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-covid, AstraZeneca. Sipas Gazeta Express, ai e ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në P...