Bota

Italia do të marrë dozat e para të vaksinës Johnson & Johnson më 16 Prill, lajmi vjen pas miratimit nga EMA

29 Mars 2021, 15:33 Nga DOSJA
Italia do të marrë dozat e para të vaksinës Johnson &

ITALI– Vaksina Johnson & Johnson do të mbërrijë në Itali në 16 Prill, konfirmimi vjen nga presidenti i Këshillit Rajonal të Ligurisë, Gianmarco Medusei, i cili foli për këtë me komisionerin e urgjencës Covid, Francesco Figliuolo, në vizitën e tij në Genova.

“Komisioneri Figliuolo më konfirmoi se vaksinat Johnson & Jonhson do të mbërrijnë në Itali nga 16 Prill. Ne shpresojmë që, përveç vaksinimit që është parandalim, unë gjithashtu shpresoj për një prodhim më të madh të antitrupave monoklonal, të cilat po tregohen veçanërisht efektive edhe në variante “.– tha ai.

Sipas affariitaliani, pas miratimit evropian të Ema-s, më 12 mars vaksina Johnson & Johnson u aprovua nga Agjencia Italiane e Barnave (Aifa) për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç. Kjo është e vetmja vaksinë e disponueshme deri më tani që ka nevojë vetëm për një dozë. Sipas planit të ri të vaksinimit, 7.3 milion doza priten për tremujorin e dytë në vendin tonë.

Johnson & Johnson kanë nënshkruar një kontratë me BE-në që parashikon mundësinë e furnizimit me 200 milion doza në 2021, nga të cilat 27 milion në Itali. Modalitetet e shpërndarjes do të koordinohen nga Komisioni me Shtetet e ndryshme Anëtare.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota francesco figliuolo gianmarco medusei johnson & johnson francesco figliuolo gianmarco medusei johnson & johnson

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 14:49

VIDEO/Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

KOSOVË-Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-covid, AstraZeneca. Sipas Gazeta Express, ai e ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në P...