Bota

Vaksionet personi i tretë në Kosovë, infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti merr dozën e vaksinës

29 Mars 2021, 15:37 Nga DOSJA
Vaksionet personi i tretë në Kosovë, infektologu i Klinikës

KOSOVË-Personi i tretë që është vaksinuar, pas kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe doktoreshës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli është infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti.

Ai e ka marrë dozën e parë të vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, pas tyre po vazhdon vaksinimi edhe i punëtorëve tjerë shëndetësorë.

Ditën e dielë, në Kosovë mbërriti kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora isme humolli vaksinimi ne kosove isme humolli vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 14:49

VIDEO/Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

KOSOVË-Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-covid, AstraZeneca. Sipas Gazeta Express, ai e ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në P...