Bota

Kurti: Me shembullin tim dua të inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen

29 Mars 2021, 15:25 Nga DOSJA
Kurti: Me shembullin tim dua të inkurajojë të gjithë

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi ka marrë vaksinën AstraZeneca.

Sipas Gazeta Express, Kurti ka thënë se ai nuk ka shfrytëzuar postin që të vaksiohet i pari, por e ka bërë që të inkurajojë të tjetër që të marrin dozat.

“Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem por të inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë procesi i vaksinimi për personelin shëndetësorë, me të moshuarit e pastaj qytetarët tjerë.

Lajmi kryesor: Nis vaksinimi në Kosovë, Albin Kurti merr dozën i pari

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 14:49

VIDEO/Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

KOSOVË-Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-covid, AstraZeneca. Sipas Gazeta Express, ai e ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në P...