Bota

Prej disa ditësh i shtruar në spital! Ish-presidenti i Kosovës ‘lufton’ me COVID, flasin mjekët: Si shfaqet gjen

29 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA
Prej disa ditësh i shtruar në spital! Ish-presidenti i Kosovës

PRISHTINË– Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe prej disa ditësh është shtruar në Klinikën Infektive në QKUK, ku edhe po trajtohet nga mjekët. Sipas mediave vendase, gjendja e tij shëndetësore deri më këto momente paraqitet e qëndrueshme.

Një nga infektologët ka treguar se gjendja e tij është e mirë dhe stabile dhe se deri më tani nuk ka pasur komplikacione. 

“Gjendja e tij është e mirë është stabile. Nuk ju ka rënduar deri tani gjendja,”– është bërë me dije për Gazetën Ekspress. Ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, në familjen Sejdiu u infektua djali i ish-presidentit. 

Deri më tani në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 88.755 të infektuar, nga të cilët 1.844  kanë ndërruar jetë duke mos i mbijetuar pandemisë. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni fatmir sejdiu koronavirusi ne kosove kosove fatmir sejdiu koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll