Bota

Breton tregon pasaportën e vaksinimit të BE: Gati në mes të qershorit

29 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
Breton tregon pasaportën e vaksinimit të BE: Gati në mes të

BRUKSEL– Thierry Breton, kreu i Task forcës së vaksinave të Bashkimit Evropian tregoi “pasaportën shëndetësore” të parë evropiane, duke shtuar se ajo do të jetë gati për të gjithe vendet e Bashkimit Evropian brenda dy deri në tre muaj.

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm tregoi një prototip të dokumentit i cili do të jetë i disponueshëm si në shtyp dhe për smartphone. Në dokument, një kod QR dhe lloji i vaksinës së kryer. Për ata që nuk kanë ose ende nuk kanë dashur të kryejnë vaksinën e koronavirusit do të ketë rezultatin e tamponit të  fundit të kryer, duke folur për një transmetim në radion franceze RTL

Imuniteti i popullatës nga koronavirusi duhet të arrihet nga mesi i korrikut, sipas parashikimit të Thierry Breton, i cili gjithashtu shtoi se vera e ardhshme duhet të “jetë e ngjashme me vitin e kaluar” falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Evropian.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pasaporta e vaksinimit thierry breton pasaporta e vaksinimit thierry breton

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 06:35

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptua...