Bota

“A ju kam munguar”, Trump shfaqet në një dasmë në Florida, sulmon Biden, Kinën dhe Iranin

29 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
“A ju kam munguar”, Trump shfaqet në një dasmë

FLORIDA– Donald Trump është shfaqur para dasmorëve në një dasmë që po bëhej në Mar-a-Lago, resorti i tij në Florida, fundjavën e kaluar, ku ka folur kundër Joe Biden, Kinës e Iranit.

Ish-Presidenti mori mikrofonin dhe nuk humbi kohë për të folur për politikë. Ai përmendi situatën në kufirin me Meksikën dhe ngriti pikëpyetje të tjera për zgjedhjet e humbura.

‘Ju mori malli për mua’, pyeti dasmorët, përmes brohoritjeve Trump, ndërsa pamjet janë bërë virale.

Shoh lajmet që flasin për kufirin, për Kinën, për Iranin. Ne ishim gati të bënim një marrëveshje, ata ishin gati të bënin çdo gjë. Dhe ky miku (Biden) shkon e heq sanksionet e thotë që do të donim të negocionim tani’, tha Trump ndër të tjera.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll