Bota

Akuzohet për dy vepra penale, dënohet me 6 muaj burg ish-deputetja e LVV-së

29 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA
Akuzohet për dy vepra penale, dënohet me 6 muaj burg ish-deputetja e

KOSOVË–  Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina.

Siç raportohet nga mediat vendase, Pantina ka pranuar fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të sulmit ndaj personave zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Isuf Makolli, e akuzuara Pantina u dënua me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim me kusht për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të 11 gushtit 2016, Shqipe Pantina akuzohet se me 27 shkurt 2016, rreth orës 16:30, në sallën e punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar një bombol gazi lotsjellës, të cilën ka tentuar ta ndezë në ulësen ku ishte e ulur afër grupit të vet parlamentar dhe e njëjta i është konfiskuar nga ana e policisë.

Me këtë, Pantina akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Akuza e dytë ka të bëjë me sulmin e saj ndaj personave zyrtar, policët Valdete Gubetini dhe Fikrije Rashica, të cilat ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, derisa të dëmtuarit ishin duke u përpjekur që të pandehurës t’ia marrin bombolën e gazit lotsjellës nga dora, me ç’rast të dëmtuarës-polices Valdete Gubetini i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora denohet shqipe pantina shqipe pantina denohet shqipe pantina shqipe pantina

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 06:35

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptua...