Bota

Guterres kritikon shpërndarjen e vaksinave! I bën thirrje vendeve te pasura të shpërndajnë rezervat e tyre

29 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA
Guterres kritikon shpërndarjen e vaksinave! I bën thirrje vendeve te

KANADA- Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB i bëri kritikë vendeve të pasura për ruajtjen e tepruar të vaksinave dhe i kërkon atyre ti shpërndajnë vaksinat në pjesën tjetër të botës në mënyrë që të çrrënjosin epideminë e Coronavirusit.

Antonio Guterres paralajmëron se nacionalizmi në rritje i vaksinave që po ndodh nga disa vende e vë në rrezik të gjithë planetin dhe kërcënon të dëmtojë shëndetin e të gjithë njerëzve.

“Unë mendoj se sistemi shumë i padrejtë i shpërndarjes së vaksinave në të gjithë botën është shumë shqetësues,” tha Guterres në një intervistë të transmetuar  nga kanali televiziv kanadez CBC.

Guterres tha se është në interesin e të gjithëve të sigurojnë që të gjithë dhe kudo të vaksinohen sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë të mundshme dhe shtoi se vaksinat konsiderohen si një “e mirë publike globale”.

I pyetur në lidhje me miratimin e mundshëm të një pasaporte vaksinimi, Guterres tha se para çdo vendimi, një “diskutim serioz duhet të mbahet për të siguruar drejtësinë” e masës.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antonio guterres shperndarja e vaksines antonio guterres shperndarja e vaksines

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 06:35

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptua...