Bota

Nis vaksinimi në Kosovë! Kurti merr dozën i pari, batuta me mjekët, mesazh për qytetarët: Iu inkurajoj të injektoheni, me

29 Mars 2021, 10:05 Nga DOSJA
Nis vaksinimi në Kosovë! Kurti merr dozën i pari, batuta me

KOSOVË– Nis vaksinimi anti-COVID në Kosovë! I pari që është injektuar me dozën e vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte kryeministri Albin Kurti. Kreu i qeverisë së sapoformuar ka shkuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke u injektuar me dozën e tij të parë me buzëqeshje për kamerat. 

Po ashtu, pas tij ka marrë vaksinën, doktoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli dhe më pas infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti. Pasi procesi ka mbaruar, Kurti më pas ka zhvilluar një deklaratë për shtyp, duke i inkurajuar qytetarët që të mos tregohen skeptikë ndaj vaksinave që kanë mbërritur në Kosovë. 

Procesi i vaksinimit do të zgjerohet në rang vendi. Edhe nesër procesi do të zhvillohet në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa në komuna të tjera do të të fillojë të enjten ose premten e kësaj jave. Kryetarët e komunave kanë biseduar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

Në takimin virtual të Vitisë me kryetarët e komunave, është thënë se dozat e para të vaksinave do të shpërndahen te stafi mjekësor dhe më pas tek të moshuarit mbi 80-vjeç.

Deri më tani autoritetet kanë miratuar një Plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza. Në fazën e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi dje morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(k.m/kle.mu.k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 06:35

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptua...