Politike

Tjetër ‘tradhëtar’ nga PD-ja, Halit Valteri kërkon mandatin e deputetit

13 Maj 2019, 10:28 Nga DOSJA
Tjetër ‘tradhëtar’ nga PD-ja, Halit Valteri kërkon

TIRANË- Kandidati për deputet nga listat e PD-së, Halit Valteri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. 

Valteri renditej i 41-ti në listën shumëemërore të Qarkut të Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Me marrjen e mandatit të Valterit, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117, nga të cilët 38 janë nga opozita. Me mandatin e tij duhen edhe  23 deputetë për të plotësuar numrin 140.

Opozita PD dhe LSI dogjën mandatet me pretendimin se parlamenti ishte i pushtuar nga krimi. Ata kanë vijuar një vazhdë protestash ku edhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e madateve të opozitës halit valteri opozita e re djegia e madateve të opozitës halit valteri opozita e re

Sondazh

Poll