Situata me pandeminë/ Ulet numri i viktimave, MSH: 6 të vdekur dhe 493 të infektuar me COVID-19. Asnjë e dhënë për të va
28 Mars 2021, 15:54Nga DOSJA
TIRANË– 6 viktima dhe 493 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë; 04 qytetarë nga Tirana dhe nga 1 nga Vlora e Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Nga 2993 testime të kryera gjithsej, nga pandemia kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë, ndërsa janë shëruar 557 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ndryshe nga çdo ditë tjerë, sot Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ecurinë e procesit të vaksinimit anti-COVID.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë, Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (28 Mars 2021) Raste të reja ditore 493 Të shëruar në 24 orë 557 Të shtruar në spitale 327 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2993
Testime totale 551,307 Raste pozitive 124,134 Raste të shëruara 89,456 Raste Aktive 32,468 Humbje jete 2210
TIRANË– Tashmë rrjetet sociale janë kthyer në një dritare informimi por edhe mjet i rëndësishëm kominikimi.Shpesh kemi parë të bëhen apele për ndihmë ndaj ...
GREQI– 25 persona kanë përfunuar në prangat e Policisë greke në kuadër të një operacioni anti-kanabis. Në aksionin e zhvilluar në disa qytete të vendit fq...
ITALI- Një shqiptar me një të shkuar kriminale është arrestuar ditë e djeshme në Itali. Sipas mediave italine, shqiptari 37-vjeçar është ndaluar nga poli...
TIRANË– Dhjetëra qyetarë janë grumbulluar, ditën e sotme në njësinë numër 5. Siç, shihet në një video të siguruar nga Dosja.al, të moshuarit ku në m...
TIRANE– Qindra të moshuar kanë qendruar në radhë përgjatë të dielës për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac. Në disa foto të publikuara nga L...
FIER- Ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 70-vjeç në Fier, me vaksinën kundër Covid-19.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Fier janë ngritur 3 qen...
Nga Grisela Troplini – Një figurë gjigande e Jordan Belfort, ujkut të Wolf Street pikturuar në mur, ngjitur me dhjetra shprehje motivuese. Kështu duket nj...
LIBRAZHD- Ka nisur vaksinimi masiv i personave mbi 70 vjeç në të gjithë Qarkun e Elbasanit. Lajmin e ka bërë, me dije Kreu i Grupit Parlamentar Socialist...