Aktualitet

Zgjedhjet/ Sot afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ, ‘Bindja’ jep emrat e saj, ende asnjë sinjal nga opozita

13 Maj 2019, 08:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Sot afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ,

TIRANË– Sot është afati i fundit që partitë politikë të bëjnë regjistrimin në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe kandidatëve për këshilltar bashkiak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Deri më tani ka qënë Partia Socialiste ajo që ka zyrtarizuar 60 kandidatët e saj për bashkitë në vend, ndërsa sot pritet që të shpallë edhe emrin e fundit për bashkinë e Peqinit. Në këtë bashki kandidatura u shty për shkak të disa dilemave nga radhët e Partisë Socialiste.

Por ndërkohë që PS ka bërë publike emrat e kandidatëve të saj, nga opozita e bashkuar ende nuk ka asnjë shenjë.

Mesa duket partitë aleate opozitare do t’i përmbahen një prej pikave të marrëveshjes së tyre për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Edhe pse kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje, sërish opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesmarrjen e tyre. (Lexo këtu)

Retorikave të tyre politike, kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste, i janë përgjigjur me nenet e Kodit Penal duke iu “vërvitur” në fytyrë se sa vite burg rrezikojnë personat që ndalojnë sovranin që të shprehë vullnetin e tij në ditën zgjedhore. (Lexo këtu)

Pas PS-së, edhe Bindja Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët e saj në Gramsh, Shijak dhe në Dibër.

Sabri Ibrahimi do të kandidojë për kryetar bashkie në Gramsh, Shkëlqen Qoka është përzgjedhur për të kandiduar si kryetar bashkie në Dibër dhe Arben Pohumi për Bashkinë e Shijakut. 

Ndërsa në Dibër, Plarent Aleksi është regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Beratit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kqz opozita e bashkuar ps regjistrimi i partive per zgjedhje kqz opozita e bashkuar ps regjistrimi i partive per zgjedhje

Sondazh

Poll