Aktualitet

Të frikësuar nga protestat, gazetarët e huaj pyesin Altinin e Mrizit të Zanave: A duhet të vijmë? (SMS-të)

13 Maj 2019, 09:31 Nga DOSJA

TIRANË– Koha e protestave të opozitës mesa duket po përcjell frikë tek turistët e huaj. Në mëdyshje nëse duhet të vijnë në Shqipëri apo jo, shumë turistë i kanë shkruar Altin Prengas, të Mrizit të Zanave në Fishtë, i cili më pas i ka ndarë këto mesazhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Përshëndetje nga Gjermania. Duam të vijmë t’ju vizitojmë javën tjetër, por kemi shumë dyshime për shkak të protestave në Tiranë. Mendoni se është e rrezikshme të udhëtojmë tani në Shqipëri. Do ta vlerësoja shumë sugjerimin tuaj,”- pyet njëra prej turisteve, Altinin.

“Personi në fjalë është gazetare,”– shton Altini me tej, teka ka publikuar një foto të profilit të turistes në fjalë në Instagram, dhe në bio shihet se ajo punon tek “Brigitte Magazine” në Gjermani.

Më pas nuk kanë munguar foto të shumta në komentet e këtij statusi, që tregojnë se edhe shumë prej tyre i kanë pyetur për të njëjtën gjë.

“Shikoj protesta në Tiranë, a është aq keq sa duket në lajme,”- pyet një tjetër.

 

Opozita ka nisur një valë protestash kundër qeverisë Rama që prej muajit shkurt. Ata kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie të parakohshme dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin prenga mrizi i zanave protesta e opozites protesta kunder qeverise rama shqiperi altin prenga mrizi i zanave protesta e opozites protesta kunder qeverise rama shqiperi

Sondazh

Poll