Aktualitet

Po kalonte në fshatin Çukë, bie në Bistricë 55-vjeçari, i biri: Babai ishte nën efektin e alkoolit

13 Maj 2019, 08:35 Nga DOSJA
Po kalonte në fshatin Çukë, bie në Bistricë

SARANDË– Një 55-vjeçar ka rënë në lumin Bistrica që prej ditës së djeshme teksa po kalonte për të shkuar në fshatin Çukë.

Mësohet se 55 vjeçari i identikuar si Arben Shaqiri  ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar, i cili tha se babai i tij ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Që prej ditës së djeshme, nga autoritetet kanë filluar kërkimet për gjetjen e trupit por ende nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 55-vjeçarit.

55-vjeçari nuk ka qënë i panjohur për policinë, pasi ai ka qënë arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij. Në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç. Dyshohet se autori ishte një vrasës serial manjak, i quajtur Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë edhe një tjetër 65-vjeçar rom.

Gjithashtu një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragobi. Një fëmijë doli nga shtëpia më 12 maj për të zënë peshk. Ai është gjetur i pajetë sot në shtratin e lumit Valbona, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë. (Lexo këtu)

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Më datë 12.05.2019, rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55 vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.

Po punohet për gjetjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben shaqiri lumi bistrica vlore arben shaqiri lumi bistrica vlore

Sondazh

Poll