Aktualitet

Mori flakë në ecje e sipër, shkrumbohet makina në Durrës

13 Maj 2019, 09:04 Nga DOSJA
Mori flakë në ecje e sipër, shkrumbohet makina në

DURRËS– Një makinë është djegur plotësisht këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Policia e Durrësit njofton se makina ka marrë flakë në ecje e sipër.

Fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne durres durres digjet makina ne durres durres

Sondazh

Poll