Aktualitet

Digjet makina e vëllait të ish-policit në Cërrik, dëshmia: S’kam konflikte. Vajza: Jemi të tronditur (FOTO)

13 Maj 2019, 08:39 Nga DOSJA
Digjet makina e vëllait të ish-policit në Cërrik,

CËRRIK– Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.1 të Cërrikut.

Dosja.al mëson se makina e djegur pjesërisht nga flakët i përket vëllait të një ish-efektivi policie, të identifikuar si Isuf Kamberaj, i cili, sipas të bijës është me kemp invalidi.

Automjeti i tipit “Opel” me targa AA 623 BB, përdorej nga i biri i Kamberajt, Eglantino.

E bija, në një komunikim për Dosja.al ka mohuar konflikte të babait dhe ka thënë se ndihen të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Në momentin kur i është vënë flaka, automjeti ndodhej i parkuar përpara banesës së Kamberajt.

Njoftimi i policisë Cërrik 

Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit I.K., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cerrik digjet automjeti eglantino kamberaj isuf lamberaj cerrik digjet automjeti eglantino kamberaj isuf lamberaj

Sondazh

Poll