Aktualitet

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë në Pogradec, Sotir Kllapi

13 Maj 2019, 07:35 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas seancës dëgjimore në datë 8 maj, ku edhe u hetua në tre shtyllat e Vettingut. 

Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale duke u konfirmuar në detyrë.

Prokurori mori raport pozitiv edhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, e cila heton kontaktet e papërshtatshme.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk sotir kllapi vettingu kpk sotir kllapi vettingu

Sondazh

Poll