Aktualitet

Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do t

28 Mars 2021, 07:38 Nga DOSJA
Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej,

TIRANË- Paraditen e sotme nisi vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skëndërbej”. Në shesh janë ngritur 10 qendra vaksinimi në disa stenda që shërbejnë si pikat ku të moshuarit do të marrin vaksinën kineze “Sinovac”. Vaksinimi në sheshin Skënderbej po vazhdon paralelisht me atë që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Objektivi i i qeverisë është që kjo fazë të arrijë nga 10 në 15 mijë vaksinime ditore.

Cila është procedura?

Në çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej pritet që të bëhen nga 800-1000 vaksinime. Fillimisht bëhet regjistrimi i të moshuarve, më pas bëhet kalimi i tyre në vendet e vaksinimit dhe të ato post vaksinimit ku qëndrohet për 30 minuta siguri (nëse ka efekte anësore).  Ndërkohë që vaksina ruse Sputnik do të aplikohet në qendrat shëndetësore për të moshuarit mbi 80 vjeç.

Si ka ecur sot procesi? 

Siç, shihet në fotot e mëposhtme, radhë të gjata të moshuarish, janë krijuar në shesh, ku këto të fundit, presin për të marrë vaksinën. Shihet distanca sociale është zero, ndërkohë që maskën e kanë vendosur që të gjithë.

Ndërkohë një prej të moshuarve shprehet se është njoftuar për të marrë vaksinën, nga mjekja e familjes, sakaq i është bërë e ditur se do të marrë vaksinën kineze.

“Më ka njoftuar mjekja e familjes, di që do të vaksinohem me atë kineze. Unë e kam kaluar Covid-19 në mënyrë të lehtë.”– ka thënë ai.

Ndërkohë, një tjetër ka thënë kanë kënaqësinë që po marrin vaksinën kundër Covid-19, duke shtuar se nuk kanë frikë. “Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon dhe na tha; do bëni vaksinën. Kaq ishte e gjitha.”, tha ai për mediat.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar afro 57 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa merr Shqipëria.

(A.k;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2021, 06:45

Titujt e portaleve, 28 mars 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për djegjen e furgnit në Vlorë.Bllakna...