Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre 34-vjeçari i shpallur në kërkim 

28 Mars 2021, 06:54 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona në

TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e  sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vepra penale të ndryshme.

Policia bën me dije, se në pranga është vënë dhe 34-vjeçari, me iniciale H.M, pasi ishte shpallur në kërkim,  për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, është arrestuar dhe F. L., 61 vjeç, A. Ll., 22 vjeç, B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç

NJOFTIMI I POLICISË: 

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; A. Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2021, 06:45

Titujt e portaleve, 28 mars 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për djegjen e furgnit në Vlorë.Bllakna...