Heroi që u sakrifikua për të shpëtuar punonjësit e tjerë, përcillet për në banesën e fundit Arjan Sala
27 Mars 2021, 14:45Nga DOSJA
TIRANË– Arjan Sala, heroi që u sakrifkua për të shpëtuar jetën e personave që ndodheshin brenda magazinës që u përfshi nga flakët, është përcjellë për në banesën e fundit.
Në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga JOQ Albania, shihet vargu i makinave që ecën qetësisht për të dërguar Salën në shtëpinë ku do të prehet përgjithmonë.
Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, ndërsa vetë u nxorr i pajetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.
Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës. Sot, zëvendës ministri i mbrojtjes njoftoi nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MALËSI E MADHE– Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Në një prononcim për gazetën...
TIRANË– Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që pa...
TIRANË–Një tërmet 3.4 ballë ka goditur sot vendin tonë me epiqendër në Kavajë, por që u ndje edhe në Durrës e rrethinat e tij.Lëkundja sizmike është ndjerë...
TIRANË– Për 50 ditë bëhet 1 vit nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.Ngjarja ndodhi ne orët e para të mëngjesit të 17 majit, kur policia dhe forcat sp...
MALËSI E MADHE– Një bujtinë, me një investim afro 3 milionë eurosh është shkrumbuar gjatë orëve të natës së kaluar. Mesditën e sotme u raportua se bujtina,...
LEZHË– Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Agostin Gjinit. Ata bëjnë të ditur se Gjini, dyshohet se gjatë ushtrimit ...
LEZHË– Agostin Gjini, ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit është arrestuar ditën e djeshme nga krimin ekonomik. Arrestimi i tij erdhi pas gjashtë muajsh heti...