I dogjën bujtinën 3 milionë euroshe, flet biznesmeni: Erdha nga Londra për të investuar, i vunë flakën qëllimisht, ndosh
27 Mars 2021, 14:38Nga DOSJA
MALËSI E MADHE– Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Olaj tha se nuk e di se kush janë konkretisht autorët e kësaj ngjarjeje, por nuk e përjashton mundësinë që të ketë ndodhur për shkaqe konkurrence.
Ai shton më tej se gjithçka që kishte investuar pas kthimit nga Londra është shkrumbuar, bashkë me ndërtesat që ishin në ndërtim e sipër.
“Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse nuk e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër,”- u shpreh ai.
Ngjarja u raportua mesditën e sotme. Bujtina është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro. Djegia është bërë gjatë natës dhe autorët nuk janë identifikuar ende.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që pa...
TIRANË–Një tërmet 3.4 ballë ka goditur sot vendin tonë me epiqendër në Kavajë, por që u ndje edhe në Durrës e rrethinat e tij.Lëkundja sizmike është ndjerë...
TIRANË– Për 50 ditë bëhet 1 vit nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.Ngjarja ndodhi ne orët e para të mëngjesit të 17 majit, kur policia dhe forcat sp...
MALËSI E MADHE– Një bujtinë, me një investim afro 3 milionë eurosh është shkrumbuar gjatë orëve të natës së kaluar. Mesditën e sotme u raportua se bujtina,...
LEZHË– Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Agostin Gjinit. Ata bëjnë të ditur se Gjini, dyshohet se gjatë ushtrimit ...
LEZHË– Agostin Gjini, ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit është arrestuar ditën e djeshme nga krimin ekonomik. Arrestimi i tij erdhi pas gjashtë muajsh heti...
DIBËR– Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër kanë dalë në protestë këtë të shtunë për gjendjen e keqe të rrugës së tyre ...