Aktualitet

“Dilni jashtë, ikni”/ Flasin kolegët e Arjan Salës, tregojnë si HEROI rrëmbeu bombolën dhe u fut të shpëtonte njerë

27 Mars 2021, 14:20 Nga DOSJA
“Dilni jashtë, ikni”/ Flasin kolegët e Arjan Salës,

TIRANË– Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që patën me të riun. Armand Abazaj dhe Gentjan Goga, në një prononcim për Top-Channel u shprehën se Sala u ka thënë që të dilnin të gjithë jashtë, ndërsa vetë ka marrë bombolën dhe i është drejtuar vatrës së zjarrit, për të shpëtuar personat që kishin mbetur brenda magazinës pas rënies së zjarrit.

“Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them… Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë,”- tregon Abazaj.

“Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë,”- tregon Goga më tej.

Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, ndërsa vetë u nxorr i pajetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës. Sot, zëvendës ministri i mbrojtjes njoftoi nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll