Politike

Kapitulli kushtuar Kosovës, Basha: Prej fëmijërisë pjesë e pandashme e qenies dhe identitetit tim! Ajo që përshkruaj në

27 Mars 2021, 18:47 Nga DOSJA
Kapitulli kushtuar Kosovës, Basha: Prej fëmijërisë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar rrëfimet e tij për Kosovën në librin ‘’Misioni im’’. Basha thotë se kapitulli i shkurtër ku flet pë Kosovën është një pjesë shumëe vogël për të.

Ai thotë se nga fëmijëria Kosova është pjesë e pandashme e qenies dhe identitetit të tij duke nisur nga origjina, bisedat familjare, kultura, traditate e deri tek angazhimet e tij me UNMIK e OKB gjatë dhe pas luftës.

Pyetja: Kapitulli i fundit i librit është për Kosovën. Lidhjen tuaja me Kosovën, e konsideroni si gjysmën tjetër. Pak kush e di, të paktën në perceptimin tim, se ju keni një lidhje të ngushtë edhe nga gjyshërit tuaj nga nëna. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe sa ju shoqëron?

Lulzim Basha: Prej fëmijërisë është pjesë e pandashme e qenies time, e identitetit tim. Të dy gjyshërit kanë ardhur nga Kosova. Gjyshja nga Peja, gjyshi nga Drenica në vitet 20 në kushte shumë të vështira janë njohur këtu dhe kanë themeluar familjen e tyre. Nëna ka lindur në Tiranë nga dy prindër Kosovarë por Kosova ka qenë pjesë e pandashme e realiteti në të cilin unë kam lindur dhe jam rritur. Dhe ajo që përshkruaj në libër është një pjesë shumë e vogël e asaj që më ka shoqëruar që prej fëmijërisë. Një rol të veçantë kanë luajtur edhe librat e një tjetri të afërmi Sulejman Krasniqit, një shkrimtar, një kontribuesi të madh letrave shqipe i cili është ndarë nga jeta por që është anëtari i rrethit të ngushtë familjarë, është burri i tezes time dhe thuajse të gjitha veprat e tij kanë patur lidhje me Kosovën, me qëndresën e Kosovës. Kjo pastaj e kombinuar me atë që ndodhi në ditët e para të angazhimit të tij profesional që ishte angazhimi me tribunalin për hartimin e akt akuzës kundër Millosheviçit në kohën e luftës së Kosovës e angazhimin më vonë me OKB në Kosovë dhe mbi të gjitha privilegji jetës për të punuar në dy projekte madhor siç ishin rruga e kombit dhe pavarësimi i Kosovës e njohja e saj ndërkombëtare ishin një farë shpagimi për gjithë ato vuajtje, sakrifica por edhe ëndrra të familjes biologjike të nënës time, të gjyshërve të mijë dhe të shumë e shumë të afërmeve të mijë disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri apo në Kosovë.

MARRË NGA BALKANWEB

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha misioni im zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha misioni im zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...