Politike

Edi Rama fut në ‘skaner’ PD-në: Të pakën kanë Ndokën filozof…janë shalqi me provë të gjithë, ua kemi parë punë

27 Mars 2021, 17:53 Nga DOSJA
Edi Rama fut në ‘skaner’ PD-në: Të pakën

KRUJË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj Opozitës dhe Partisë Demokratike. I ndodhur në Krujë, teksa prezantoi kandidatët e 25 prillit, Rama tha se PD-ja ka një përbëhet nga njerëz që sipas tij, janë ‘shalqi me provë’ sepse u janë parë punët njëherë.

Kreu i qeverisë tha për kryedemokratik Lulzim Basha se është një kukull e një gomar që nuk të sjellë drutë kur duhen dhe se komandohet nga Gjiri i Lalëzit. Sipas Ramës, Opozita të vetmin filozof ka Nard Ndokën dhee vetmja gjë që dinë të bëjnë është të flenë gjumë. 

“E morëm mandatin e parë hemorragji fare. Nuk kishte lekë, mali me borxh si mali i Krujës. FMN vlerësonte malin me Borxhe nga të gjitha anët. Ndalëm hemoragjinë dhe filluam reformat që nga energjia, tek uji duhet me i kujtu disa gjëra. S’ka më fushatë për uji. Kalojmë tek arsimi, gjithmonë kanë bërë të njëjtën gjë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, se nuk dinë ngaqë flenë gjumë. E kanë në program që do e bëjnë 6% TVSH e turizmit ndërkohë që kjo është sot e kanë në program. Po kur duan të kthejnë fashat në energji. Ku biznesi u bënte nga familjarët dhe i pasuri përfitonte. Po Gon Duka çfarë do? Gon Duka çfarë do? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të, po Fatmir Mediu, po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka, të paktën është filozof, kush do jetë kjo qeveria e ndryshimit, se këta janë shalqi me provë të gjithë, pse duhen votuar që të ndërprehen punët e nisura se mandati i tretë e bën të pakthyeshme arkitekturën e ndërtimit të Reformave, nuk mund të kthehet më pas, ndoshta këtyre u vjen dhe mendja se nuk kanë reflektuar në asgjë. Kemi bërë gabimet tona, që shumë njerëz i shprehin si mërzi, janë të drejta se s’kemi bërë ndonjë mrekulli, por sidoqoftë ndonëse jemi në qeveri, në shumë bëjmë një skuadër që është reflektim, shprehje e vetëdijes që duhet të përmirësohemi,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama takon gratë në Pazarin e Krujës, prezanton skuadrën e 25 prillit: Rindërtimi mbyllet në tetor, Italia i ka ende në rulota. Luli, një gomar që s’ti sjell drutë. PD, një dardhë që ka gjarpërin mbrapa

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne kruje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...